Indrit Bajraktari, 25-vjeçari që kishte dalë në det me motor uji me 17-vjeçaren Enisa Doda që u mbyt në Velipojë, do të qëndrojë me masën e sigurisë arrest në burg. Këtë vendosi sot gjykata, e cila dëgjoi edhe versionin e të dyshuarit për mbytjen e adoleshentes.
Për herë të parë, ai ka treguar çfarë ndodhi në det 4 ditë më parë, kur Enisa Doda u gjet e mbytur.
Indrit Bajraktari është shprehur se kanë qenë të dy së bashku me motor uji. Sipas tij, nga motori u rrëzuan të dy pa ndjenja.
25-vjeçari ka deklaruar se për rreth 40 minuta ka qëndruar pa ndjenja në ujë. Ai pretendon se është gjetur nga një çift tjetër të cilët kishin dalë gjithashtu me motor uji.
“Kemi rënë të dy pa ndjenja në det. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë. Ka ardhur një çift tjetër me motor uji dhe më thanë se do të njoftonin ata të motorave. Ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua në motorin e ujit. Pasi u përmenda, tentova të dal me not nga frika, më kapi paniku”.
Indrit Bajraktari ka deklaruar se as ai dhe as Enisa nuk kishin të veshur jelekët e shpëtimit.
Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 17-vjeçarja Enisa Doda humbi jetën nga bllokimi i frymëmarrjes pasi u mbyt në det.
Sipas ekspertëve, shenjat e nxira në trup janë si pasojë e bllokimit të frymëmarrjes dhe jo nga dhuna, siç dyshoi fillimisht policia.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!