Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kryetarja e Këshillit të Lartë gjyqësor, Nureda Llagami raportoi në komisionin e ligjeve duke mbrojtur hartën e re gjyqësore. Ajo tha se reduktimi i gjykatave nuk do t’i heqë shërbimet qytetarëve, përkundrazi do t’i përforcojë ato. Ajo pohoi gjithashtu se ngërçi i krijuar për shkak të vettingut ka sjellë këtë vendimmarrje.
NAUREDA LLAGAMI
KRYETARE E KLGJ
Nuk ka mbyllje shërbimesh në gjykatat ekzistuese, do të lejohen dhe përkundrazi do të forcohen. Thelbi i krijimit të hartës së re gjyqësore të gjykatave nuk ka lidhje me stokun, por me prurjet. Asnjëri prej nesh nuk e dinte se cilat do ishin efektet e vettingut, thuhej se do ishte 20%, kemi shkuar sot në 50 %.
Por deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se harta e re gjyqësore do të shtojë kostot për qytetarët, sidomos në Gjykatën e Apelit.
OERD BYLYKBASHI
DEPUTET I PD
Mua nuk më vjen mirë që tju dëgjoj juve këtu të flisni për shërbime. Sistemi i drejtësisë nuk jep shërbime, nuk llogarisim eficencën si një biznes. Nuk ka rëndësi përpjesëtimi matematikor i dosjeve për qytetarët. Nuk do të thotë se ai që do të shkonte në gjykatën e Përmetit nga rrethinat që mbulonte ajo gjykatë, tani do ti duhet të shkojë në Gjirokastër. Më pas nuk e ka më apelin në Gjirokastër por i duhet të vijë në tiranë. Atij i mohohet aksesi në mënyrë faktike.
Por kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor reagoi duke e quajtur hartën zgjidhje të problemeve aktuale.
Harta gjyqësore është një dokument teknik, nuk është politik. Gjykata ofron shërbim dhe shërbimi i gjykatës është zgjidhja e problemit. Drejtësia është koncept. Është ndryshuar koncepti i gjykatës, tashmë shihet si shërbim.
Edhe deputeti tjetër i PD, Enkelejd Alibeaj, u tregua kritikat ndaj ligjit : ai kërkoi që qytetarët të mos presin me vite për të marrë drejtësi.
Në gjykatën e apelit tiranë, duhet të presësh 5820 ditë, thënë ndryshe 16 vjet. Duhen 16 vite në gjykatën e apelit, duhen 20 vite nga e apelit në gjykatën e lartë, s'po fus kohën në gjykatën e shkallës së parë, a është situatë alarmante?
Por Llagami sqaroi se pas 6 vitesh, numrin e magjistratëve do të plotësohet.
Duke filluar nga ky vit, deri në 2028 do të kemi 144 kandidatë magjistratë. Ndërkohë këtë vit hyjnë 44, vitin tjetër, 35, pastaj do hyjnë 45. Kemi marrë masa, kemi komunikuar me kuvendin që viti i 3 i kandidatëve për magjistratë të jetë vit mentorimi.
Harta e re gjyqësore ka shkaktuar një debat të madh, pasi avokatët e kanë kundërshtuar, me argumentin se u rriten kostot klientëve, si dhe vetë atyre.
Ещё видео!