#oranews #beharbajri#pellumbgjoka #kleanthimusabelli #bajrigjoka
Zbardhen fotot e pa publikuara që tregojnë ndjekjen pa ndërprerje në Tiranë të Kleanth Musabelliut, nga njerëz të grupit “Bajri-Gjoka” me qëllim vrasjen e tij për llogari të biznesmenit nga Velipoja, Pëllumb Gjoka. Gjoka, kishte një inat të vjetër me Musabelliun, pasi në vitin 2017 ky i fundit e kishte plagosur me armë në këmbë si pasojë e një konflikti të lindur për sherrin e fëmijëve në shkollë.
Ndjekja këmba-këmbës, është kryer mes periudhës qershor - tetor të viti 2020 nga Klaudor Haka, një personazh i futur nga biznesmeni i lojërave të fatit Pëllumb Gjoka dhe kreu i grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, Behar Bajri. Të dy këta impenjohen maksimalisht të vrasin një ish-punonjës të Policisë së Burgjeve, i quajtur Kleanth Musabelliu, ku detyrën për gjetjen e njerëzve që do kryenin eliminimin fizik të tij, Bajri ia kishte besuar maksimalisht biznesmenit tjetër, Ervis Martinaj.
Për planin e vrasjes së Musabelliut, Gjoka bisedon me Behar Bajrin dhe Ervis Martinajn, ku pas diskutimeve për planin e pagesës, për një moment flitet dhe për një shkëmbim vrasjesh, ku Bajri do kryente vrasjen e Gjin Boriçit për llogari të Gjokës dhe Vis Martinajt. Ndërsa Martinaj do realizonte më pas vrasjen e Kleant Musabelliut për llogari të Pëllumb Gjokës. Këto biseda janë kryer gjatë vitit 2020 dhe planifikimi për të bërë vrasjen ka qenë Tirana.
Gjin Boriçi është vrarë në 9 Gusht 2020 nga grupi i Bajrit, ndërsa tashmë radhën e kishte Martinaj që të vriste Musabelliun. Në komunikimet e zhvilluara përmes aplikacionit “Sky” janë zbuluar fotografitë e Kleanth Musabelliut që Klaudor Haka, ia dërgonte në kohë reale Ervis Martinajt dhe Pëllumb Gjokës.
Haka ka monitoruar çdo lëvizje të Musabelliut, në lokal, në lagje me shokët, në rrugë, në ambientet e një bankomati etj. Këto pamje ekskluzive të siguruara nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, tregojnë qartë mbikëqyrjen që i është bërë Musabelliut.
Ky i fundit ishte komshi me Klaudor Hakën, pasi jetonin në një pallat dhe se çdo lëvizje e Musabelliut që ishte planifikuar për t’u vrarë ishte monitoruar prej tij dhe grupi “Bajri”.
Por megjithëse ish-punonjësi i Policisë së Burgjeve qe futur në rreth të kuq dhe mbahej në vëzhgim, goditja e tij me armë nuk është kryer në asnjë moment, pasi Ervis Martinaj nuk ka mundur të sigurojë vrasësit.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!