Që nga mbrëmja e të mërkurës një fugon i forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe punonjës të tjerë të policisë qëndrojnë në hyrjen kyesore të kampit të muxhahedinëve.
Prezenca e policisë jashtë portës kryesore nuk i ka shqetësuar banorët. Vendimi është marrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK për të rritur sigurinë e tyre. Sipas marrëveshjes humanitare, ata nuk duhet të largohen nga kampi.
Siç shikohet në pamje policia kontrollon mjet që futet dhe del nga MEK. Po ashtu edhe muxhahedinëve u kërkohen dokumentat nëse i kanë të rregullta ose jo.
Stacionimi i policisë pranë ASHRAF 3, vjen pas shtimit të fluksit të qytetarëve që do të shkojnë në plazh dhe rruga ka lëvizje të shumta. Gjithashtu edhe dyshimet për persona që mund të futen në kamp për qëllime të tjera.
Disa ditë më parë më urdhër të SPAK u ushtrua kontroll në kampin ASHRAF 3 në Manëz dhe u sekuestruan server laptop dhe dokumentacione. Kontrolli nga policia u shoqërua me tensionime të situatës. SPAK ka dyshime se nga kampi mund të jenë kryer sulme kibernetike në drejtim të qeverisë iraniane.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!