Fiks Fare iu përgjigj menjëherë kërkesës së kryetarit të Shoqatës së Jetimëve dhe Invalidëve të Kavajës, pasi kërkonte ndihmë për një familje që ka një fëmijë me probleme të shëndetit mendorë. I cili i vuri flakën shtëpisë ku banonin.
Familja Llana përbëhet nga 7 anëtarë dhe djali i sëmurë është 17 vjeç. Familja jeton në kushte të këqija ekonomike dhe për të siguruar bukën e gojës mbledhin kanoçe. Të vetmet të ardhura janë të zonjës së shtëpisë që është invalide dhe merr 7000 lekë në muaj si dhe 8000 lekë djali i sëmurë, por që me to i blejnë ilaçet.
Fiksi vë në lëvizje institucionet dhe gjendet zgjidhje për familjen që kishin mbetur në qiell të hapur.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!