Vrasësi portugez i biznesmenit, Ardian Nikulaj u rikthye në pranga në tokën shqiptare. U përmbyll kështu operacioni i ekstradimit të Ruben Saraivës nga Interpol Tirana.
28-vjeçari iu dorëzua pasditen e së shtunës një grupi oficerësh të dërguar nga Policia e Shtetit në Marok, vend ku portugezi ishte arrestuar rreth 7 muaj më parë për akuzën e vrasjes së Ardian Nikulajt, më 19 Prill në Lezhë.
Me mbërritjen e tij në Tiranë, Saraiva është transportuar në ambientet e paraburgimit 313, nën masa të forta sigurie siç mund ta shihni dhe në këto pamje.
Për ekstradimin e vrasësit portugez reagoi dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili e cilësoi operacionin një sukses për policinë duke qenë se mes Shqipërisë dhe Marokut nuk ka marrëveshje ekstradimi.
Ndërkohë po për ngjarjen që akuzohet, Ruben Saraiva, më herët në Angli janë arrestuar 3 shtetas britanikë dhe si dhe porositësi i krimit, shqiptari Edmond Haxhia.
Sipas policisë familja e këtij të fundit është prej vitesh është në hasmëri me fisin e viktimës, Ardian Nikulaj, konflikt ky që ka prodhuar shumë të vrarë.
Tv Klan
#ekstradim #ardiannikulaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!