SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Investimi në Portin e ri të Durrësit si më i madhi në Rajon do t’i japë krejtësisht një vlerë tjerët rolit të Shqipërisë në Mesdhe në turizëm dhe tregti. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga Berati për të gjithë ata që sulmojnë këtë projekt i cili është strategjik për vendin..
Edi Rama: Investimi për transformimin e portit tregtar të vjetër ndotës në mes të qytetit të Durrësit, në një port turistik që do të jetë ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe. Do të jetë një portë e madhe e hapur e një Shqipërie që do të ndryshojë komplet pozicionin me klasifikimi e destinacioneve të mesdheut.
Kryeministri nuk la jashtë vëmendjes as kundërshtinë e opozitës për këtë vepër duke i konsideruar se po i shërbejnë te keqes.
Edi Rama: Një degë e shtrembër e pemës sonë gjenealogjike, ku krijesa të mbushura me një ligësi dhe me një ankth të madh, godasin vazhdimisht, helmojnë vazhdimisht sokëllijnë vazhdimisht. Janë të ekspozuar njësoj si të gjitha ata që janë vënë në këtë vend në shërbim të keqes së këtij vendi që kur ka lindur shteti shqiptar. Janë njerëz të ekspozuar sepse këta njerëz kanë marrë para. Këtë e di e gjithë bota. Këtë e dini t gjithë ju. Kanë marrë para nga ai vendi që ka filluar tani këtë luftë dhe I ka marrë për të rrëzuar qeverinë e vendit të tyre.
Kryeministri Rama theksoi se falë investimeve të fundit Berati ka patur një bum vizitorësh me mbi 300 mijë të tillë dhe synimet sipas tij janë për mbi 500-600 mijë turistë në vit. Ai tha së shpejti do te ketë me shume shqiptare qe do te kthehen se sa do te ikin nga vendi.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #edirama
Ещё видео!