Violetë Kukaj përveç muzikës, komente të shumta në rrjete sociale po merr edhe për paraqitjen e saj.
Këngëtarja e cila numëron një karrierë të gjatë muzikore është komentuar shpesh edhe sa i përket ndërhyrjeve kirurgjike në fytyrën e saj, mirëpo ajo vetë nuk ka pranuar se ka kryer ndonjë të tillë.
Edhe në paraqitjen e saj të fundit, e rregulluar deri në detaj, këngëtarja 52-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të shumtë që posedon.
Violete Kukaj në muzikë, është mjaft aktive me projekte të reja, ku edhe agjenda e saj është mjaft e ngjeshur me dasma e ahengje të ndryshme familjare.
