Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e ish-bllokut në një biznes, argjendari. Shqiptarja.com mëson se nga shpërthimi ka mbetur e lënduar një vajzë, e cila ka marrë trajtim mjekësor.
Nga informacionet paraprake, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur me lëndë eksplozive.
Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes në rrugën "Vaso Pasha".
Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, janë thyer xhamat e biznesit, ndërsa në rrugë janë shpërndarë edhe copëza betoni dhe objektesh pas shpërthimit me eksploziv.
Ambulanca ndërkohë ka shoqëruar me urgjencë vajzën e lënduar për të marrë trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe Rebani jaupi, drejtori i Policisë së Tiranës.
Ещё видео!