Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan, dy ditë më parë nënshkruan një marrëveshjë që parashikonte jo vetëm eksportin e drithërave ukrainas dhe rus, por edhe pagesën me Rubla nga ana e Ankarasë për furnizimin me gaz, një masë që u refuzua që në momentet e para nga vendet perëndimore. Zv/kryeministri rus, alexandr Novak konfirmoi këtë akord sipas së cilës Turqia qdo të paguajë pjesërisht gazin me monedhën ruse. 'Po kalojmë gradualisht te pagesa në valutën kombëtare-tha ai-një pjese e gazit për furnizim do të paguhet në Rubla dhe kjo përbën një etapë të rë që hap mundësi të reja'
Rusia e furnizon Turqinë cdo vit me 26 miliardë metra kub gaz dhe kjo marrëveshje është konsideruar pozitive edhe për vetë Vladimir Putin sipas të cilit vendet evropiane duhet t'i jenë mirënjohës Turqisë pasi ky akord garanton tranzitin fluid të gazit rus në tregun evropian
Por presidenti turk, Erdogan me këtë marrëveshje kërkon që arrijë një objektiv të tijin, teksa dëshiron që të marrë një miratim të Putinit për një operacion ushtarak turk në veri të Sirisë kundër Njësive të Mbrojtjes Popullore, për të cilin po flitet prej javësh. lufta kundër forcave kurde është një nga temat më të rëndësishme në Ankara. përpara disa muajsh, Turqia vuri veton kundër hyrjes së Finlandës dhe Suedisë në NATO duke i akuzuar vendet skandinave si mbështetëse të anëtarëve të Partisë së Punës në Kurdistan dhe Njësive të Mbrojtjes Popullore që Ankaraja i konsideron si grupe terroriste. Por në fund të qershorit e tërhoqi veton ndaj kandidaturave të helsinkit dhe Stokholmit dhe tani qeveria turke kërkon të luftojë kurdët me miratimin e Moskës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#Erdogan#TopChannel
Ещё видео!