Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për dorëheqjen e tre policëve nga komuniteti serb në veri të vendit, duke e lidhur vendimin e tyre me presionin e vazhdueshëm që u është bërë nga Beogradi zyrtar.
Osmani i quajti taktikat e Serbisë, sit ë njëjtat me ato të ish-udhëheqësit famëkeq, Slobodan Milosheviç, teksa premtoi se Kosova do të vijojë angazhimin e saj për gjithëpërfshirje në të gjithë institucionet e vendit.
“Dorëheqja e zyrtarëve policorë nga komuniteti serb është rezultat direkt i kërcënimeve të vazhdueshme dhe frikësimeve nga Serbia – një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e ish-udhëheqësit serb Sllobodan Milloshevic. Ne do të vazhdojnë të ofrojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë të sigurt për të gjithë”, shkroi Osmani në X, që më herët njihej si Twitter.
Për tërheqjen e tre policëve të komunitetit serb reaguan edhe përfaqësitë ndërkombëtare në Prishtinë, të cilat shprehën shqetësim, por nuk referuan arsyet e vendimit.
Policët e komunitetit serb u larguan në mënyrë kolektive në nëntor, në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të qeverisë Kurti për detyrimin e përdorimit të targave të Kosovës.
Më pas, në korrik u punësuan 46 policë serbë në very të vendit, të cilët fituan konkursin e organizuar nga institucionet e Kosovës, megjithatë tre prej tyre nuk e përballuan presionin e Serbisë dhe vendosën të tërhiqen.
PamjeA:FP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Osmani#Kosove
Ещё видео!