#edirama #paga #administrate #garde #police
Duke nisur nga muaji Tetor, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe nivel i mesëm, si dhe ata në administratën publike do të kenë rritje të pagës nga 7-15%. Sipas kryeministrit Rama vendimet e qeverisë hynë në fuqi menjeherë.
“Shtesa më e lartë 15% është për nivelin e bazë, shtesa 7% është për nivelin e mesëm. E njëjta gjë vlen edhe për Gardën e Republikës shtesë page, e njëjta për Policinë e Burgjeve, për zjarrfikëset, për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit civilë, por dhe punonjësit mbështetës. Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.
Për të mos rritur çmimin e energjisë dhe njëherazi për të mos patur kufizime në dimër, Rama pati një thirrje në adresë të shqiptarëve.
“Të hyjmë bashkë në mendësinë e kësaj situate për të kursyer. Ne nuk duam as ta rrisim çmimin e as të kemi kufizime”
Nuk heq dorë nga aministia fiskale, duke i treguar ambasadorëve që janë shprehur kundër projektligjit se vendimarrja u takon shqiptarëve.
“Ju qani hallin sa do të mërzitet BE dhe Amerika. Ata i kanë punët në rregull. Aministia do bëhet, këmbëngulës dhe durues që t’i pastrojmë cepat nga çdo lloj pluhuri dhe iluzioni optik. Unë këtu përfaqësoj Shqipërinë ta keni të qartë.”
Prerazi mohoi se fshihet pas VKM për sekuestrimin e kateve pa leje, me qëllim legalizimin e tyre për oligarkët e qeverisë.
“Këtë problematikë e ngritëm ne, për një arsye, sepse asnjë nga ata që ndërtojnë m2 për qëllim fitimi nuk na mban dot lidhur me asgjë. Pra kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe të gjitha legjendat urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave apo pallateve.”
Kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë shtetasit rusë që braktisin Rusinë për të rerfuzuar rekrutimin në luftë janë të mirëseardhur në Shqipëri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!