Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka apeluar kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e dy vilave në zonën e Kodra e Diellit. Ajo ka njoftuar se, pas marrjes së vendimit nga Apeli, do ta ankimojë atë në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar një shqyrtim të mëtejshëm të çështjes. Deputetja e PL u paraqit të hënën para SPAK-ut, për të përmbushur masën "detyrim paraqitje", të caktuar nga gjykata.
Kryemadhi konfirmoi se nëna e saj, Fatime Kryemadhi, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë që SPAK ka vendosur në sekuestro dy vilat në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj.
E pyetur për pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Partia e Lirisë më 6 dhjetor, Kryemadhi theksoi se nuk është më aktive në politikë dhe se ka vendosur të fokusohet në një profesion tjetër.
Ещё видео!