Një vit pas vrasjes së Taulant Beqiraj, i njohur edhe me mbiemrat Gjikaj dhe Manaj, në rrugën ‘Transballkanike’ të Vlorës, Gjykata e Vlorës ka dënuar me 21 vite burg Elton Hajnaj. Gjithashtu dhe 2 shokët e tij, të cilët morën pjesë në atentat Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani u dënuan me nga 6 vite burg për përkrahje të autorit, moskallëzim krimi dhe armëmbajtje. Sa I përket autorit, I cili shihet dhe në kamerat e sigurisë që shkrep kallashnikovin, por Elton Hajnaj vijon të jetë në arrati. Ndaj tij prokuroria kishte kërkuar 19 vite burg për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.
Seanca gjyqësore u zhvillua nga trupa gjyqësore Hektor Sinanaj, Heril Çela dhe Enkel Peza. Vrasja është regjistruar në mars të vitit të kaluar, pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë. Ajo ishte I rrjedhojë e konflikteve të vazhdueshme mes të rinjve, dhe ndërsa Beqiraj ishte duke lëvizur në trotuar, 3 shokët u afruan pranë tij. Një moment njëri prej tyre shkrepi kallashnikovin, I cili u identifikua si Hajnaj. Më pas ata u larguan me shpejtësi, teksa policia arrestoi njërin prej tyre, ndërsa I dyti u vetëdorëzua.
Shkak I konflikteve mes tyre ishte një borxh që viktima nuk u kishte shlyer. Madje pak para ngjarjes ishin përplasur me njëri-tjetrin, ku edhe Beqiraj shoqërohej nga disa persona. Në momentin e të shtënave të kallashnikovit, asokohe u tha se kishin shtënë me pistoletë dhe disa persona të tjerë. Policia vijon ende kontrollet për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, I cili që prej vitit të shkuar është larguar pa gjurmë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vlorë#Ekzekutimi#Vendimi#TopChannel
Ещё видео!