TIRANË -- Dhjetë të larguarit nga puna hyjnë në grevë urie përbri kryeministrisë ndërsa kanë filluar edhe ngritjen e çadrës ku do të strehohen gjatë zhvillimit të grevës nga ana e tyre. Mësohet se protestuesit kanë hyrë në grevën e urisë pasi kanë marrë leje për zhvillimin e tubimit nga Bashkia e Tiranës si dhe nga Policia e Tiranës.
Më herët policia kishte ndaluar të larguarit nga puna për ngritjen e çadrës ku do të zhvillohet greva e urisë pasi nuk kishin marrë leje në Bashkinë e Tiranës. Më pas 10 protestuesit dërguan kërkesën në Bashki për zhvillimin e grevës, e cila u aprovua, duke bërë që edhe policia të lejontë mbajtjen e kësaj greve urie.
Po ashtu për zhvillimin e grevës së urisë, policia ka kërkuar nga 10 përfaqëuesit e të larguarve nga puna edhe plotësimin e dias kërkesave. Televizioni A1 Report ka zbuluar shkresën e lëshuar nga Bashkia e Tiranës për zhvillimin e grevës si dhe atë të drejtorisë së policisë lidhur me kushtet që ato duhet të plotësonin. Pjesë e këtyre kushteve ishin përcaktimi i numrit të saktë të pjesëmarrësve në këtë tubim si edhe përcaktimi i drejtuesit të tubimit.
Ndërkaq 10 persona të larguar nga puna kanë filluar ngritjen e çadrës çka pritet të pasohet edhe me fillimin e grevës së urisë nga ana e tyre. Të larguarit nga puna protestiojnë për largimin e tyre nga administrata, sipas tyre ky një vendim i padrejtë.
TE LARGUARIT NGA PUNA TENTOJNE TE FUTEN NE GREVE URIE
Një përfaqësi e të larguarve nga adminsitrata prej 12 personash, kanë tentuar të hyjnë në grevë dhe të ngrejnë një "çadër urie" pranë kryeministrisë, por pa marrë më parë leje në Polici. Në këto kushte, uniformat blu të kryeqytetit kanë shoqëruar në komisariat dy persona të cilët sollën pranë tyre batanije, jastëk dhe çadrën që do të ngrihej mes kryeministrisë dhe Piramidës.
A1 REPORT transmetoi Live momentin e shoqërimit të dy personave nga forcat blu të kryeqytetit, ndërsa Kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi ka kundërshtuar policinë në këtë aksion, duke mos i lejuar të marrin sendet e sjella, të nevojshme për të ngritur çadrën.
Ещё видео!