#oranews #policiaeshtetit #110vjetori
Punonjësit e policisë që përbaltin uniformën do të përballen me penalizime dhe përjashtim. Ky ishte mesazhi i drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, në ceremoninë për 110 vjetorin e themelimit të policisë së shtetit. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm që ndodhet jashtë shtetit, duke iu referuar statistikave tha se policia është në rrugën e duhur.
Në 110-vjetorin e krimit të policisë së shtetit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, zgjodhi të urojë me një paralajmërim.
"Ju siguroj se jemi bashkë në çdo sfidë për të festuar si një familje çdo arritje; për të reflektuar pas çdo disfate; për të kërkuar me ngulm më të mirën për ne dhe për të përjashtuar nga rradhët tona këdo që tenton të na përbaltë, të na çojë mundin dëm dhe të na trondisë themelet e besimit që me shumë vështirësi ndërtuam tek qytetarët".
Rrumbullaku vlerësoi edhe investimet në strukturë, të cilat sipas tij e kthejne policinë në një segmet të fuqishëm kundër paligjshmërisë.
"Pajisjet e teknologjisë bashkëkohore, çelja e një epoke të re për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe filozofia e kontaktit të drejtpërdrejtë me problematikën e qytetarit, bëjnë që 13 janari i vitit 2023 të na gjejë shumë herë më të sigurtë, më të mbrojtur, më efecientë dhe më profesionistë".
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi që ndodhet për vizitë në Itali, u rikthye tek statistikat kur theksoi se vitin e fundit pati më pak vrasje.
"Lamë pas një vit ku falë punës së Policisë së Shtetit, Shqipëria pati 30% më pak vrasje dhe 13.5% më pak aksidente rrugore. Rritja e pagave me 15%, por edhe përfshirja në ndihmën e Pakos së Madhe, përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme për zerimin e ndikimit të inflacionit të luftës në familjet e tyre."
Përvjetori i policisë u shtri edhe në qarqet e tjera ku në disa drejtori në shenje simbolike u shpërndanë disa dekorata dhe certifikata për punonjësit e dalluar në kryerjen e detyrës.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!