Është ekstraduar nga Milano, Etien Cani i akuzuar për vrasje të dyfishtë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2012, ku Cani vrau babë e bir Gentian dhe Nezir Beqirin në Elbasan.
Cani dhe Gentian Beqiri ishin shokë të ngushtë në kohën që ndodhi krimi i dyfishtë, dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në kohën kur Beqiri ishte i paralizuar dhe në arrest shtëpie, si një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas.
28-vjeçari u fut në banesën e Beqirit më datë 15 gusht të vitit 2012, teksa ky i fundit flinte gjumë dhe e qëlloi me tre plumba në kokë. Më pas rrahu me sende të forta babain e tij, Nezirin i cili humbi jetën pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
Arsyeja që e çoi Canin të kryejë këtë vrasje mësohet të ketë fakti se Gentian Beqiri ka ngacmuar të dashurën e se tij. Kjo është zbuluar edhe nga një mesazh që vetë vajza i ka dërguar 28-vjeçarit duke i shpjeguar se ‘Gentjan Beqiri i kishte futur duart’.
Njoftimi i plotë:
Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë 28-vjeçari nga Elbasani, i kërkuar për vrasje.
Specialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar E. C. 28 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim" dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Shtetasi E. C. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë./abcnews.al
Ещё видео!