Tre luftanije tajvaneze po patrullojnë ishujt Matsu pranë Tajvanit, në mesin e njoftimeve se tetë anije luftarake të Kinës po vazhdojnë të qëndrojnë në ujrat përreth tij, edhe një ditë pasi Pekini I shpalli të mbyllura stërvitjet ushtarake që simulonin pushtimin e asaj të cilën Kina e sheh si provincë të shkëputur të vetën.
Në anën tjetër të Matsu-së, shtrihet krahina kineze e Fujianit, ku manovrat ushtarake kineze u zhvilluan me municione të vërteta. Banorët e Matsu-së, shprehen të shqetësuar.
Nëse ndodh lufta, tani që raketat janë kaq të avancuara nuk ka gjasa që pala jonë të rezistojë. Vendi këtu do të rrafshohet me tokën.
Njerëzit këtu nuk janë përfshirë ende nga ndjesia e krizës, por nëse një sulm ndodh vërtet, do të duhet të përballemi me situatën, nuk kemi zgjidhje tjetër. Megjithate problemi është se këtu në Matsu nuk kemi shumë armë.
Taiëani e ruajti kontrollin e Matsu-së dhe ishujve të vegjël Kinmen- që të dyja këto në afërsi të brigjeve jugore të Kinës- pasi forcat nacionaliste u larguan nga Kina kontinentale në 1949-tën me mposhtjen e tyre në luftën civile. Ndërkohë, luftanija amerikane që lundroi të hënën pranë një serie ishujsh, sovraniteti mbi të cilat pretendohet nga Kina, Filipinet si dhe vende të tjera, përfshirë Tajvanin, vazhdon të ndodhet atje. Marina e SHBA-së pohoi se destrojeri me raketa USS Milius veproi në kuadrin e një operacioni për lirinë e lundrimit pranë brezit të ishujve Spratly, të gjendur mes Vietnamit dhe Filipineve, për të demonstruar të drejtën e “përdorimit të ligjshëm të deteve”. Në rajon ndodhen aktualisht edhe grupi luftarak detar USS Nimitz dhe një grup amfib detar I SHBA-së.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Taiwan#China#TopChannelNews
Ещё видео!