Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i shiste në qytetin e Sarandës.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 18-vjeçarit, i cili në momentin që është ndaluar udhëtonte me një motomjet, shërbimet e Policisë i gjetën një armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak. Bëhet me dije se janë sekuestruar arma e zjarrit pushkë, municioni luftarak dhe motomjeti që drejtonte 18-vjeçari.
Sakaq është arrestuar dhe një 20-vjeçar, si dhe proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kishin dijeni për këtë veprimtarinë kriminale të autorit.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Sarandë, për veprime dhe hetime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Policia#Sarande
Ещё видео!