#rtvora #oranews #spitalicovid #tirane #pandemia
Me shtimin e rasteve ditore të të prekurve me Covid, është rritur edhe numri i pacientëve në spitalet Covid. Por pavarësisht kësaj Ministrja e Shëndetësisë deklaron se kanë çdo gjë nën kontroll. Megjithatë, PD akuzon qeverinë se ka degraduar sistemin shëndetësor.
Në 7 muaj pandemi në Shqipëri, numri i të shtruarvve në spitale pothuajse çdo ditë po regjistron rritje.
Rreth 260 pacientë marrin shërbim në dy spitalet Covid ndërsa Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi nga spitali Infektiv se situata është nën kontroll.
Në momentin që do të ezaurohen kapacitetet do të hapet dhe spitali Covid 3.
Manastirliu: Nuk ka kolaps të sistemit shëndetësor. COVID nuk është lojë, e gjithë bota është në vështirësi. Jemi të përgatitur për disa skenarë. Spitali ‘COVID 3’ do hapet kur të ezaurohen kapacitetet, gjithashtu ndërtuam spitali COVID4 dhe spitalet rajonale sipas disa skenarëve të parapërgatitur. Kemi shtuar kapacitetet në sistem për të mos prekur pjesën tjetër të sistemit.
Mjekët që do të shërbejnë në spitalin Covid 3 do të jenë disa që kanë qenë në spitalin Infektiv e disa te spitali i sëmundjeve interene.
Ndërsa sa i përket stafit infermieror, rreth 50 kanë janë trajnuar në spitalin Infektiv dhe do të kalojnë në spitalin Covid 3, kur ky i fundit të hapet.
Prej ditësh tashmë në këto ambiente po punohet për pastrimin dhe rregullimin e çdo hapësire, ndërsa sipas autoriteteve shëndetësore ai është gati të hapet në çdo ditë.
Por pavarësisht deklaratave të Minsitrisë së Shëndetësisë, Partia Demokratike akuzon qeverinë se e ka lënë të degradojë sistemin shëndetësor, dhe sipas tyre në disa raste nuk u është ofruar shërbim qytetarëve.
Pampuri: Shëndetësia është në gjendje kolapsi! Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike! Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë. Lajmi tragjik i humbjes së jetës së një babai 53-vjeçar pas 3 ditëve sorollatje të kota nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit! I pashpresë, i rropatur dhe i drobitur, Lutfiu i ndjerë përcolli dhimbjen dhe emergjencën e situatës disa ditë me radhë edhe në media. Fatkeqësisht, zëri i tij i lodhur nga vuajtja ra në vesh të shurdhët. Ai nuk mundi të kurohej, duke lënë pas familjen e tij.
Në dispozicion të të prekurve me Covid janë rreth 500 shtretër në 4 spitale Covid, ndërsa po punohet edhe për hapjen e pavionit Covid në spitalet rajonale.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!