Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mohuar zërat se do të ketë një marrëveshje PS-PD, në kuadër për të zgjidhur krizën politike. Sipas Bashës, kjo krizë zgjidhet me parimet për të ndëshkuar ato që vodhën votat, ndonëse mazhoranca e kaloi "testin" e parë politik që u akuzua nga opozita se ka ndryshuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit.
"Kjo krize nuk mbyllet me pazar mes PS-PD, siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime. Parimi i parë, është fundi i pandëshkueshmërisë i atyre që kanë vjedhur votat. Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtesi me ramen kryeministër nuk ka për të patur. 30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonje pushteti ne keto 30 vjet. U faktua ajo që ne paralajmëruam: Eshte varreza politike e Edi Rames", tha Basha.
Ai ka mbledhur ditën e sotme kryesinë dhe ish-deputetët në selinë blu. Nga mbledhja me dyer të mbyllura, mësohet se ende nuk është përcaktuar një datë e re për protestën e opozitës, por ka kërkuar angazhim të strukturave për vijimësinë e aksionit opozitar.
"Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramen, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat. Është koha të bëhemi gati që përveç protestës, të shpalosim bashke me njerezit alternativën, që shumicen Rama ik, shumicen qe kerkon ndryshim ta kthejme ne nje mazhorance politike dhe qeverisese", tha Basha.
Ещё видео!