Një nga argjendaritë më të famshme të Parisit ra pre e një grabitjeje këtë të martë. Dyqani i bizhuterive Piaget, i vendosur në zemër të kryeqytetit francez, u grabit në mes të ditës nga të paktën 3 persona.
Mediat shkruajnë se ata arritën të merrnin bixhuteri të shtrenjta, vlera të cilave arrin në nga 10 deri në 15 milionë Euro. Prokuroria e Parisit tha se askush nuk u lëndua gjatë grabitjes.
Autoritetet u shprehën se grabitja besohet të jetë bërë nga një bandë e organizuar dhe që ka kryer akte të ngjashme edhe në të kaluarën. Argjendaria gjendet në një nga zonat emblematike të Parisit ku gjenden dyqanet e markave më të famshme të modës, por edhe Ministria e Drejtësisë.
Në Prill të këtij viti ishte butiku Bulgari që ra pre e një grabitjeje në të njëjtën zonë. Ndërsa pak ditë më parë në Paris mori vëmendje grabitja e banesës së portierit italian të PSG-së, Gianluigi Donnarumma.
Tv Klan
#grabitje #argjendari #paris
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!