Lajme Arkiva 2004
Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut së bashku me organizatat e minoriteteve janë shprehur të shqetësuara për mënyrën e trajtimit që qeveria shqiptare i bën pakicave kombëtare. Kjo shtresë nuk e gjen dot veten në legjislacionin aktual, shprehet kryetari i organizatës Omonia Jani Jani.
Jani Jani: “Institucionet e shtetit nuk janë orientuar drejt materializimit të kërkesave me një strategji dhe afat të përcaktuar, por ndërmarrin kohë pas kohe hapa sporadike e të paefektshme.”
Ndërsa kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kërkon një regjistrim të saktë të numrit të minoriteteve në Shqipëri. Sipas Dules, qeveria duhet të mbrojë të drejtat e pakicave madje nesër në mbledhjen e tryezës së koalicionit për integrim PBDNJ do të kërkojë ngritjen e një strukture ekzekutive për të ligjëruar të gjitha kërkesat e komuniteteve etnike.
Vangjel Dule: “Shifrat, të cilat në mënyrë të përsëritur po jepen nga INSTAT-i, nuk kanë as lidhjen më të vogël me realitetin. Duhet që të ketë pakësim drastik deri në 4 ministri më pak në kabinetin aktual. Është një kërkesë që duhet të trajtohet pozitivisht. Nuk jam i mendimit se medoemos duhet të jetë ministri, mund të jetë një strukturë tjetër, por në nivel të ekzekutivit dhe jo të derivateve të tij, i cili mund të trajtojë në mënyrë më të kënaqshme dhe më rezultative çështjen e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve që siç e shikoni ciklohet dhe riciklohet edhe më intensivisht në të gjitha raportet.”
Sipas shoqatave të minoriteteve, pretendohet se rreth 27% e popullsisë i përkasin këtij komuniteti, ndërkohë që kjo shifër kundërshtohet ashpër nga shteti shqiptar. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!