Lajme arkiva 2006
Në simbolin e partisë në duar komuniteti i njësisë numër 5 në kryeqytet ka bashkëbiseduar me drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kryetari Ilir Meta është ndjerë komod në këtë takim, megjithëse orari përkonte me seancën parlamentare të pasdites.
Zhvillimet e pritshme në sallën e Kuvendit tregojnë sipas tij se si lidershipi i dy forcave kryesore politike në vend bashkohet për të vjedhur dhe kacafytet kur u preken interesat. Drejtuesi i LSI sqaroi se deputetët e kësaj partie nuk mbështet emocionin ndaj kryetares Jozefina Topalli, por ata mbetën të pakënaqur nga mënyra e votimit të kësaj kërkese.
Ilir Meta: “Shpresojmë edhe dëshirojmë që dhe Partia Socialiste këtë qëndrim për të mbrojtur votën e fshehtë në parlament të mos e ketë thjesht si një goditje taktike ndaj mazhorancës aktuale, por, ta përjetoj si një reflektim të saj për atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 3 korrikut për të parë përgjegjësit e saj për inicimin e mega Dushkut dhe njëkohësisht të ndryshoj pozicionin e saj për reformën zgjedhore.”
Lëvizja Socialisate për Integrim do të mbështes protestën qytetare të shtunën ndaj krizës energjetike. Në këtë takim kryetari i LSI për Tiranën Ilir Dashi shpërndau 20 testera partie për të rinjtë dhe intelektualët./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!