Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje të punëtorëve të ndërtimit duke punuar. Ambjentet e supermarketit në një kamp refugjatësh në Serbi. Një grua që gatuan. Pamje nga Radio në FM në Pejë.
Në qytetin Grugojevaç të Serbisë kanë filluar ndërtimet e kampeve për refugjatët serbë nga Kosova. Janë qindra të tillë që kanë lënë shtëpitë e tyre që pas hyrjes së forcave të KFOR-it në krahinë. Madje janë kthyer në kampe dhe ambjentet e një ish supermarketi.
Kriza ekonomike që ka përfshirë Serbinë ndihet më shumë nga refugjatët. Autoritetet serbe kanë lejuar disa shoqata humanitare për të ndihmuar këtë kategori njerëzish. Siç bëjnë të ditur burimet e Kombeve të Bashkuara janë rreth 170 mijë serbë të larguar nga Kosova, që pas mbarimit të bombardimeve 3-mujore të NATO-s.
Kjo situatë e përkeqësuar do të vazhdojë për aq kohë sa Millosheviçi do të qëndrojë në pushtet. Vendet e zhvilluara e kanë përsëritur disa herë se nuk do të ketë asnjë investim me Millosheviçin në pushtet.
Në Pejë me iniciativën e trupave italiane të KFOR-it funksionon prej disa ditësh një radio në FM. Ajo transmeton 24 orë me një program muzikor për trupat italiane, spanjolle, daneze e të tjerë që janë të dislokuar në këtë zonë të Kosovës. Radio transmeton edhe edicione lajmesh në shqip dhe serbisht për banorët e qytetit. Është menduar dhe emri i saj , "Mirëmëngjes Kosovë" si për të kujtuar emisionin më të famshëm të gazetarisë amerikane të viteve '60 i bërë i njohur nga filmi "Mirëmengjes Vietnam".
Ещё видео!