Në një dalje për mediat, paraditen e sotme, nga selia e PD, kreu i Partisë Demokratike deklaroi se PD, do të zhvillojë një operacion që do të mund të bëjë transparente të gjithë koncesionet dhe kontratat e bëra nga qeveria e Ramës.
Basha u shpreh se gjithçka ka marrë fund për qeverinë, ndërsa ka vetëm një gjë që rritet përditë: vjedhja dhe grabitja e pasurive publike. "Rama një grabitës psiqik" e ka quajtur ai kryeministrin Rama, pasi Kuvendi ka miratuar ditën e djeshme me 84 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim, projektligjin për ndryshimet për koncesionet dhe partneritetin publik privat.
"Nip dhe dajë kanë marrë 1/10 e buxhetit të shtetit.Edi Rama një grabitës psikik që grabit çdo gjë që i del përpara. Grabitja më spektakolare e rrugës Milot – Balldren, vlera e këtij koncesioni është 3-fishuar. Rama po vazhdon të grabisë shqiptarët me PPP. Rama hajduti më i madh në histori. Parlamenti është kthyer në landfillin e plehrave. Taksapaguesit do të jenë thjesht kuleta për të paguar klientët e Edi Ramës. PD do të zhvillojë aksion të madh, të paparë e të padëgjuar më parë, duke nisur nga Shqipëria e në vend të tjera, për të zbuluar korrupsionin dhe paratë. Do të bëhet një kuadër ligjor i gjerë për të zbuluar vjedhjet, korrupsionin, koncesionet dhe korrupsionin me vlera publike. Çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale, pa asnjë përjashtim. Çdo ent, privat apo publik, çdo person privat apo publik, nga juristët më të thjeshtë e deri tek kryeministri do ti hetohet pasuria dhe të ardhurat pa asnjë përjashtim, në Shqipëri e në çdo vend. Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja.
Paratë që kanë përfunduar në Qipro, Singapor, Ishujt Kajman, paratë që kanë përfunduar në vila në Shqipëri, Romë apo Nju Jork do të hetohen dhe zbulohen. PD ka marrë dhe ka ekspertizë të huaj me kontratorë të huaj, të specializuar për hetimin dhe tjetërsimin e pasurisë së shqiptarëve. Kompani prestigjioze gjermane, holandeze, amerikane e më gjerë që janë të gatshëm për të ndihmuar në hetimin e këtyre çështjeve. 130 milionët e Bechetit do ti paguajë Edi Rama dhe jo taksat publike", deklaroi Basha nga selia e PD./abcnews.al
Ещё видео!