Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi për dekonspirim të operacionit të një dite më parë si pasojë e të cilit u arrestuan persona nga sistemi i drejtësisë, forcat e policisë dhe nga fusha e biznesit.Sipas Berishës, personat në kërkim u lajmëruan më herët duke u dhënë mundësinë të largohen.SALI BERISHA“Nga 15 mandate arresti, janë ekzekutuar gjithsej 4. 11 të tjera janë shitur. Janë shitur me shumë marramendëse, me shuma që shkojnë, siç flitet edhe 3 dhe 5 milionë euro.”Ish-kryeministri Berisha është fokusuar tek dy prej personave të arrestuar, ish drejtori i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe biznesmenit Pëllumb Gjoka.Berisha riktheu në vëmendje qëndrime të tij në rrjetet sociale të disa viteve më parë për të argumentuar se lidhjet e tyre me botën e krimit ishin të njohura. “Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Eksponenti tjetër i krimit që u arrestua dje, nëse do kishte një emër të dytë, do të quhej në mënyrë absolute vetëm Edi Rama. I njohur botërisht si mik i Edi Ramës, si investitori strategjik i Edi Ramës, si njeriu, i cili kishte vrarë në vitin 1998 dhe plagosur një tjetër” Nga ana tjetër Berisha përsëriti akuzat ndaj socialistit Damian Gjiknuri në lidhje me çështjen e inceneratorëveNdërsa në raport me rizgjedhjen e Bashës në krye të PD, Berisha deklaroi se beson se demokratët do ta bojkotojnë. “Se nuk do i lejojnë kurrë vetes, nuk do pranojnë të bëhen pjesë e një skenari të Edi Ramës dhe Taulant Ballës.” Prej 11 dhjetorit të vitit 2021 Sali Berisha ka krijuar tashmë partinë e tij duke refuzuar çdo bashkëpunim me ish-kryetarin Lulzim Basha.
Ещё видео!