Tiranë- Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvilllon takime me biznesin e vogël në zonën e Kombinatit në Tiranë. Basha deklaroi se bizneset janë drejt falimentimit dhe qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë. Kryedemokrati hodhi akuza edhe ndaj Edi Ramës, për të cilin tha se udhëton me charter privat në Paris, ku harxhon mijëra euro.
“Bizneset po mbyllen po falimentojnë, fjala kryesore e biznesve ku kam shkuar janë listat. Njerëzit nuk kanë për të paguar, varfëria është kudo. Të gjithë janë lënë në mështirë të fatit, edhe në këtë kohë pandemie. Paratë ua dha 4-5 ologarkëve dhe ikën me charter luksoz në Francë, udhëtim mijëra euro. Nuk ka pse të ishte kështu, edhe në kohë krize paratë tuaja, të vinin tek ju, për tju çliruar nga vlera e shtruar në peridhën e varfërisë, shkuan tek kontratat e fshehura, tek oligarkët, tek udhëtimet luksoze të Ramës. Kjo situatë e tmerreshme ka vetëm një njeri, atiji që nuk i dhimbesn shqiptarët, kërkon pasurimine tij e të oligarkëve. Ne kemi një plan, kemi një vizizon për të ndryshuar këtë situatë. Rama paratë e shqiptarëve i bën rush e kumbulla .”, u shpreh Basha.
Ditën e djeshme sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi një udhëtim të Ramës drejt Francës. Sipas Bardhit, Rama ka shfrytëzuar avionin e Air Albania si charter personal dhe ka paguar 100 mijë Euro për këtë udhëtim. Nuk mungoi një reagim nga Endri Fuga, i cili u shpreh se Rama ka zhvilluar një udhëtim 24 orërsh në Paris, por ka qenë për arsye pune.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!