Ballkani Perëndimor ishte në fokus të SHBA në një tryezë të posaçme të organizuar në Uashington.
Shqipëria u përfaqësua nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku e cila në një prononcim për mediat, garantoi se SHBA mbështet vendet e rajonit në shumë fusha ku hasin problematika.
“Pjesëmarrësit e DASH dhanë dhe ata mendimet e tyre dhe sigurisht na u tha se mbështetja nuk do të na mungojë dhe në vitet e ardhshme përsa i përket të gjithë zhvillimit në Ballkanin Perëndimor”.
Sipas Ballukut, një vemendje të veçantë, SHBA po i jep Shqipërisë.
“Shqipëria sidomos është gjithmonë e kuotuar edhe të politikës të pastër që ka ndjekur dhe mënyrës se si ne i kemi qëndruar në krah aletatit tonë aq strategjik dhe të rëndësishëm, SHBA, duke dhënë Shqipërisë një shembull se si duhet të funksionojë në të ardhmen se si energjia e pastër duhet të jetë fokusi i secilit prej shteteve, se si tranzicioni energjetik apo edhe sfidat e tjera duhen përballuar”.
Ndër të tjera, ministrja e konsideroi këtë takim si një nga konferencat më të rëndësishme përsa i përket zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me SHBA.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!