Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Sopranoja e njohur Inva Mula dhe violinist Tedi Papavrami kanë dhënë dy ditë më parë një koncert për fëmijët e Kosovës në një nga sallat më prestigjoze të muzikës në Paris. I organizuar nga shoqata humanitare Cempea dhe Ambasada Shqiptare, nën patronazhin e gruas së Presidentit Francez Zhak Shirak dhe ambasadorit Luan Rama, ky koncert është i pesti për Mulën dhe i katërti për Papavramin, që i kushtohet fëmijëve kosovarë.
Artistët shqiptarë interpretuan për publikun artdashës francez pjesë muzikore klasike si “Sonata për Violinçel dhe Piano”, “Ronde Capricoze”, “La Campanela”, pjesë nga opëra Berberi i Sviljes, “Don Pascuale” etj. Krahas dy artistëve shqiptarë interpretuan edhe instrumentist të njohur botëror si pianisti me origjinë turke Hysein Sermet, Lili Bulanzher, Kazanuevo etj, të cilët interpretuan pjesë të zgjedhura nga krijmtaria e kompozitorit Vorzhak.
Koncerti ku interpretoi dhe pianisti Genc Tukiçi përfundoi me një sonatë të Bahut të cilën e interpretuan së bashku artistet Mula, Papavrami, Salk dhe Sermet. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare, ambasadorë të akredituar në Paris, muzikant të njohur, intelektualë shkrimtar, piktor etj./tvklan.al
Ещё видео!