Kryetari i Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë tha se propozimet e sigurisë që ka prezantuar Moska, që kanë për qëllim të shtensionojnë situatën pas grumbullimit të trupave ruse pranë kufirit ukrainas, janë sinjal i qartë se Rusia po “tenton të krijojë pretekst për luftë”. Senatori amerikan, Jim Risch (republikan nga Idaho) tha se propozimet e Rusisë nuk janë marrëveshje për siguri, por listë e koncesioneve që Shtetet e Bashkuara dhe NATO duhet të bëjnë për të kënaqur presidentin rus, Vladimir Putin. Propozimet, që u prezantuan të premten nga Ministria e Jashtme ruse, kërkojnë që Aleanca Veri-Atlantike (NATO) të ndalojë zgjerimin nga lindja dhe Moska kërkon kufizime mbi aktivitetin ushtarak të Aleancës në Evropën Lindore, përfshirë edhe kufizime në bashkëpunimin me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. “Federata Ruse i bëri këto kërkesa duke e ditur mirë se ato janë plotësisht të papranueshme”, tha Risch. “Putini e di që Shtetet e Bashkuara dhe 29 aleatët tanë në NATO nuk do të negociojnë të ardhmen e kombeve sovrane si Ukraina, e cila duhet të jetë në gjendje të bëjë zgjedhjet e saj”, shtoi ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rusia#Senatori#TopChannel
Ещё видео!