Pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës që prej 9 gushtit, janë vetëdorëzuar në polici dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat kërkoheshin pasi akuzohen se kanë dhunuar modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, pasi e goditën me gota dhe shishe.
Sipas njoftimit të policisë e dy motrat janë vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme, ku njërës prej tyre thuhet se i është caktuar masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje’.
Dy motrat, të cilat ishin shkëputur nga rrjetet sociale që prej kohës kur ndodhi ngjarja, dyshohet se fshiheshin në Dubai teksa policia I kërkonte, e ndërsa kanë vendosur të dorëzohen pas dy muajsh arrati.
Ishte Klea Prenga ajo kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan.
Në video, dukej momenti kur dy motrat të veshura sportive dhe me kapele për të mos zbuluar fytyrën, zbresin shkallët dhe hyjnë në lokal. Mariela është e para që shkon drejt tavolinës ku ndodhet Klea dhe më pas e ndjek dhe Antonela. Dy motrat dhunojnë Prengën, ndërkohë që klientë të lokalit ndërhyjnë për t’i ndarë. Në një çast duket Antonela, që edhe pasi e largojnë merr një send nga një tavolinë dhe tenton të godasë Klean, por e ndalon motra, Mariela.
Policia sekuestroi dy automjetet që u përdorën nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha ditën kur u dhunua Klea Prenga. Me njërin mjet vajzat lëvizën nga restoranti në banesën e tyre te zona e Rrugës së Kavajës në Tiranë, dhe me tjetrin u larguan nga banesa në drejtim të paditur. Makinat, që kanë qenë në përdorim të personave të tjerë, miq të motrave, u identifikuan nga kamerat e sigurisë .
Modelja 24-vjeçare, Klea Prenga ka reaguar shpesh në rrjete sociale pas sulmit brutal që iu bë nga motrat Berisha, që mendohet të ketë ndodhur për shkak të lidhjes sekrete që Prenga kishte me partnerin e Marinelës.
Në një nga reagimet e shumta që ka bërë këto kohë në rrjetet sociale, modelja ka treguar se i dashuri i saj nuk ishte i martuar, por vetëm se kishte një fëmijë nga marrëdhënia e tij e mëparshme.
Ajo është shprehur se ndaj saj janë hedhur akuza të rënda dhe nuk ka ndërhyrë në familje, pasi sipas saj, personi që e dhunoi nuk ka burrë.
Teksa ka ndarë vazhdimisht foto me qepjet ë fytyrë pas plagës së shkaktuar nga thyerja e gotës, ajo është shprehur se do të vazhdojë krenare sepse “asgjë nuk merret me forcë”.
“Akuza të rënda dhe përmendja e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjelle akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem.
Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe nuk ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulet shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ato nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjedhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet.
Është e rëndësishme që të kuptojmë se sjellja e tyre reflekton më shumë më tepër sesa për ne. Njerëz që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për shmangur reflektimin mbi problemet e veta. Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm.
Source: KleaPrenga Instagram
Source: AntonelaBerisha Instagram
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopChannelNews
Ещё видео!