Mocioni për debat në Kuvend i kërkuar nga PD për votën e Shqipërisë kundër SHBA në OKB ka përfunduar replika dhe akuza të forta mes Ramës, Bashës dhe Berishës për Reformën në Drejtësi, marrëveshjen e detit dhe çështje të tjera. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi opozitën se gropa e drejtësisë po hapet dhe druri i ligjit do u bjerë në kokë për të gjitha zullumet që kanë bërë në 8 vite qeverisje. Drejtësia e re do u lidhë duart, tha Rama, ndërsa shtoi se fshesa e Vettingut ka filluar dhe njerëzit e Berishës nga gjykatat po largohen.
“Ju e kthyet shtetin shqiptar në një zhele, ju sot jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë dhe dele e zezë për t’u fshehur pas një identiteti tjetër për të mos u kapur. Ju, Sali bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje tradhtie dhe sot jeni gati që ‘deti’ të na marrë të gjithëve nga gropa që po u hapet. Gropa e ndëshkimit të drejtësisë. Ti Sali, je i ditur dhe djallëzuar, por je i trembur, por frika juaj po u tërheq në një rrugë pa rrugë. Druri i ligjit në kokën e të gjithë atyre që i kanë kusure popullit. Kanë filluar që të kërcasin arrat dhe nuk e gjeni dot shpëtimin në Jerusalem.
Pse nuk e votoni KLGJ dhe KLP. Hajdeni bëheuni bashkë me ne për Reformën në Drejtësi, por ju nuk keni si votoni sepse nuk mund të votoni me duart tuaja që në fund të një procesi mund t ‘u lidhë duart, keni fshehur dhe mbuluar shumë. Po ju bërtisni sa të doni, KLGJ dhe KLP do të ngrihen sot dhe mbaron filmi me gogla, ne do të votojmë ju jo, dhe ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja. Fshesa e Vettingut ka fillura dhe disa nga të dashtunit e tu në pallatin e drejtësisë po i sheh që po fluturojnë jashtë. Je për t’u admiruar Sali, ke më shumë forcë se këta, por leri bijtë që të luftojnë vetë, se ke plot halle vetë përpara dhe tani e keni të qartë...se edhe marrëveshjen e re të detit e di shumë mirë Saliu, sepse kur të dalë harta e re, ku do të shkojë Saliu, aty do të jetë se divorcin me turpin” deklaroi Rama.
Ещё видео!