Londer- Shqipëria është një burim i frytshëm pune për familjen e ish-kryeminitri britanik Tony Blair por edhe ish-punonjësit e tij.
Kështu shkruan sot e përditshmja "The Telegraph", duke iu referuar lidhjeve të vendosura mes ish-kryeministrit laburist nga qeveria Rama si një këshilltar dhe kontratës ligjore të punës së zonjës Blair me qeverinë Berisha apo edhe punësimit të Alastair Campbell si këshilltar në zyrën e kryeministrit shqiptar.
Artikulli i "The Telegraph" shkruan se Tony Blair është konsulent i qeverisë Rama, por nuk ka asnjë detaj për kontratën, apo shumën e parave që do të fitojë nga qeveria shqiptare. Më pas artikulli ndalet tek zonja e ish-kryemisnitrit, për të cilën ka një faturë konkrete, të përfituar nga qeveria e mëparshme e ish-kryeministrit Berisha.
Cherie Blair, një avokate e njohur për të drejtat e njeriut, pas një kontrate me qeverinë Berisha ka ndërhyrë për Shqipërinë në nje çështje miliarda dollarëshe me një firmë amerikane energjetike. Zonja Blair ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 2010 si e ftuara e zonjës Liri Berisha. Firma e saj ligjore fitoi cështjen dhe çeku qeveritar ishte në vlerën e 300 mijë puandëve.
Ndërkohë mësohet së fundmi se nipi i Alastair Campbell, ish-këshilltari i ngushtë i Toni Bler, tashmë është një këshilltar në kabinetin e Ramës. 25-vjeçari ka njoftuar vetë këtë punësim përmes rrjeteve socialie, por pak dihet se në çfarë fushë e këshillon ai kryeministrin Rama.
Ajo që bie në sy në artikull, është lidhja dyfishe e familjes Blair me dy krahet e politikës shqiptare, ish-kryeministri mik i Ramës ndërsa e shoqja Sheri Blair bashkëpunëtore e qeverisë së Berishës dhe mikeshë e zonjës Liri Berisha.
Ещё видео!