#oranews #intervista #kosove #pavarsia #15vjetpavarsi
Bashkimi Europian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel dhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Enver Robelli, redaktor i gazetës Tages Anzeiger, në një intervistë për Rtv Ora thotë se takimi do të shërbejë kryesisht për të ulur gjakrat mes palëve pas tensioneve të shtuara për shkak të ngjarjeve në veri të Kosovës.
"Do bëhet një përpjekje nga Unioni europian dhe SHBA që të kanalizohet procesi sepse siç kemi dëgjuar dhe lexuar muajve të fundit ideja është që në muajt e ardhshëm të arrihet te një marrëveshje. Mendoj se do të jetë një takim për ftohjen e gjakrave që muajt e fundit janë nxehur mjaft për shkak të tensioneve që ndodhën në veri të Kosovës si pasojë e politikave agresive të Kosovës, por nuk pres ndonjë ndryshim spektakolar. Megjithatë është një hap në drejtimin e duhur".
Robelli thotë se është në interesin e Kosovës të bëhet pjesë e procesit franko-gjerman.
"Në përgjithësi ka një gatishmëri për tu futur në këtë proces dhe unë mendoj se Kosova është mirë të jetë pjesë e këtij procesi përkundër disa të panjohurave. Është një dallim esencial mes dialogut që është zhvilluar deri tani dhe një procesi të ri që po fillon dhe që nënkupon njohjen direkte të Republikës së Kosovës nga Serbia. Është një gjysmë hapi në drejtimin e duhur".
Në ditën kombëtare të Serbisë, sekretari Amerikan i Shtetit paralajmëroi kompromise të vështira mes Prishtinës dhe Beogradit, por Antony Blinken nuk përmendi në asnjë fjalë njohjen reciproke.
Robelli e ka një shpjegim për këtë.
"Për shkak të ndryshimeve të mëdha gjeostrategjike që kanë ndodhur 12 muajt e fundit si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës, bota perëndimore ka një interes parësor që Serbia të largohet sa më shumë nga ndikimi rus dhe mesa duket është vendosur që të zhvillohet një politikë me disa hapa.
Hapi i parë nuk është njohja e drejtëpëdrejtë e Kosovës nga Serbia por që Serbia të pajtohet që Kosova ekziston si entitet i veçantë juridik dhe politik.
Dhe hapi i dytë në të ardhmen e afërt apo të largët do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës. Vuçiç është përpjekur shumë javët e fundit ta sabotojë këtë proces por mesa duket është ballafaquar me presion të madh ndërkombëtar sipas parimit "merre ose lërë". Duhen pritur disa zhvillime të reja në javët dhe muajt e ardhshëm".
Sa i takon Asociacionit, Robelli tha se ky është një angazhim që Kosova e ka marrë në dy marrëveshje.
"Kosova e ka marrë si obligim në dy marrëveshje, 2013 dhe 2015. Kushtetuesja nuk e ka hedhur poshtë Asociacionin. Ka apeluar te politika të rishqyrtojë marrëveshjen".
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Me të ftuarin në 'Ora e Intervistës' flasim për temat më të nxehta të ditës. Liderë të politikës shqiptare dhe jo vetëm, çdo në ekranin e RTV Ora Deklarata të forta, intervista ekskluzive.
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Ещё видео!