Lajme Arkiva 2000
Ne e pranojmë rezultatin e zgjedhjeve. Kryetari i ri i Bashkisë Tiranë është Edi Rama. Kështu ka theksuar sot në një konferenë shtypi kryetari i së Djathtës së Bashkuar, Dashamir Shehi, por megjithatë ai është shprehur në tone të ashpra në lidhje me ligjin zgjedhor, Komisionin Qendror të Votimeve dhe ka bërë të ditur për defekte në procesin e regjitrimit të votuesve.
Votat që kam marrë unë ka thënë zoti Shehi ja dedikoj pjesës më të mirë të qytetarëve të Tiranës të cilët e duan shtetin dhe ligjin duke shprehur keqardhjen që ai nuk ka marrë votat e lagjeve autoktone tiranase. Në pjesën e fundit të konferencës për shtyp, Dashamir Shehi u shpreh se humbjet e zgjedhjeve dhe e Tiranës në veçanti, lidhet direkt me zotin Berisha si përçarës i Partisë Demokratike duke i ofruar kështu pjatën e argjendtë Partisë Socialiste.
Më pas zoti Shehi foli për një bashkim të opozitës që kalon mes riorganizimit të Partisë Demokratike në ndërtimet e një politike nacionale, pra rindërtimin e së djathtës./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!