Një 22-vjeçar është vënë në prangat e policisë në lagjen “Liria” në Shkodër, pasi lëvizte me pistoletë.
Gjatë operacionit policor të koduar “Kontigjenti” ra në pranga B. C., ndërsa u shpall në kërkim drejtuesi i automjetet me të cilin lëvizte i arrestuari.
Veç pistoletës, në makinë u gjet edhe kanabis.
I shpalluri në kërkim T. P., gjatë ndalimit të makinës nga policia, ka arritur t’u shmanget dhe është arratisur.
“Lëvizte si pasagjer në një automjet, i armatosur me pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 22-vjeçari. Shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, pasi shërbimet e Policisë gjetën në këtë automjet, një sasi lënde narkotike kanabis. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për 2 shtetas që lëviznin me automjet, me sende të kundërligjshme me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kontigjenti”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. C., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. P., 22 vjeç, të dy banues në Shkodër. Në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi T. P. dhe ku ishte pasagjer shtetasi B. C. Shtetasi T. P. ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga kushtet e errësirës, ka mundur t’u shmanget shërbimeve të Policisë. Vijon puna intensive, me qëllim kapjen e tij. Ndërkaq, gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj shtetasit B. C. dhe në automjet, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e 22-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë, ndërsa në automjet gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis”, sipas njoftimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime te metejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shkodër#Policia#TopChannelNews
Ещё видео!