Një incident është regjistruar në Shkodër mes forcave të policisë dhe punonjësve të Bashkisë. Në KZAZ-në e këtij qyteti në pallatin e sportit "Vllaznia", policia dhe FNSH donin të fusnin materialet zgjedhore për 30 Qershorin.
Por punonjësit e baskisë dhe ish-deputetë të PD-së, si Bardh Spahia, nuk i kanë lejuar të futen brenda dhe kanë mbyllur dyert. Ata kërkojnë lirimin e kësaj qendre votimi, në respekt të dekretit të lëshuar nga Presidenti për shtyrjen e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit.
Më herët, kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi i kishte dërguar letër policisë për të qenë prezente gjatë lirimit të ambienteve./ABC News Albania 24/7
Ещё видео!