SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Tragjedia e Gërdecit, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, do të nis përpalljen me drejtësinë. Prokuroria e Posaçme e ka thirrur dhe i ka komunikuar akuzat zyrtare ish-ministrit. Ai dyshohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadrin komandues ushtarak”.
Mediu ka qëndruar përballë prokurorëve të SPAK për gati 1 orë dhe më pas ka bërë edhe një komunikim me mediat. Gjatë fjalës së tij Mediu bëri me dije se i është komunikuar e njëjta akuzë si në 2009, madje e firmosur nga po të njëjtët prokurorë. Gjithashtu ai deklaroi se akuzat janë politike.
Fatmir Mediu: Më është prezantuar i njëjti fashikull me të njëjtët prokuror me të njëjtën akuzë. Pra akuza e prokurorëve në 2009, një akuzë që ishte tërësisht e motivuar politikisht, më është paraqitur edhe sot pa shtuar asnjë dokument apo provë shtesë. Motivimi politik është në akuzën e bërë, nuk është urdhër i ministrit që ka krijuar probleme dhe kjo është provuar në gjykatë. Ka autoritete të cilat sipas ligjeve dhe akteve ligjore, përcaktojnë se ku janë përgjegjësitë.
Avokati i Fatmir Mediut, Ardjan Visha e cilësoi qëndrim absurd vendimin e SPAK.
Ardian Visha: Është e gjitha për mua një thagmë nga pikëpamja e ligjit që nuk ka asnjë interpretim qoftë të karakterit ligjor e qoftë të karakterit logjik. Dita e sotme e dëshmoi e madje e konfirmoi gjithë këtë qëndrim absurd që në krye të herës është ngjizur kjo gjë me një kërkesë të prokurorisë së SPAK, pra nuk kanë pasur çështje të regjistruar, nuk kanë pasur çështje të përftuar për kopetencë sipas ligjit kur janë krijuar.
Ishin familjarët e Edison Durdajt 7-vjeçarit që humbi jetën si pasojë e shpërthimit që e vendosën në lëvizje SPAK për të rihapur dosjen gërdeci. Çështja ndaj Mediut u mbyll, më 14 shtator 2009, kur ai u ri-zgjodh deputet pasi avokatët mbrojtës në atë kohë argumentuan se hetimi ndaj tij bëhej vetëm pas autorizimit të Kuvendit për heqjen e imunitetit. Gjatë shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në gërdes më 15 mars 2008 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Klan News
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!