9 maji, dita e fitores mbi nazizmin e kremtuar me aq pompozitet nga Rusia, ishte thënë se po planifikohej të shënonte fundin e luftës në Ukrainë. Por mund të ndodhë dhe krejt e kundërta, sipas ministrit britanik të mbrojtjes, Ben Wallace. Wallace nuk përjashton rrezikun që tani, pas humbjeve të mëdha në vendin fqinj, Vladimir Putin ta shfrytëzojë paradën madhështore të fitores për të shpallur mobilizimin e përgjithshëm me qëllimin t`i japë një shtysë të fundit të fortë ofensivës në vendin fqinj.
Një burim ushtarak rus ka thënë për shtypin britanik se trupat në Moskës janë të indinjuara me dështimin e operacionit në Kiev. Ushtria ruse thuhet se është “tërbuar” me ridimensionimin që Putin i bëri pushtimit, dhe është kërkuar një përshkallëzim i ri i konfliktit. E ky përshkallëzim, sipas Wallace, mund të nisë pikërisht në 9 maj, kur Putin mund të shpallë “një luftë të re kundër nazistëve” në botë, duke shfrytëzuar për ta bërë një gjë të tillë paradën e ditës kur Rusia feston fundin e angazhimit të saj në Luftën e dytë botërore.
Nuk do të cuditesha. Me shumë gjasë, në këtë datë do të shpallë mobilizimin e plotë të popullit rus. Putin tashmë ka dështuar qartazi në përmbushjen e pothuajse të gjitha objektivave dhe mund të përpiqet të konsolidojë atë që e ka tashmë. Duhet t`i ndihmojmë ukrainasit të ruajnë hovin e momentit në zbrasjen e trupave ruse.
Wallace pohoi se nuk i mbështet pohimet e tij në të dhëna konkrete të inteligjencës, por tek deklaratat e mëparshme të Putinit. Presidenti rus, shtoi ministri britanik, e ka deklaruar se kjo është një luftë proxy, dhe se nazistët janë kudo, dhe se sipas tij ata nuk gjenden vetëm në Ukrainë, por edhe në NATO.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Ukraine#Russia#TopChannelNews
Ещё видео!