Ti erdhe ne kete bote per te jetuar,
Por nuk e di ne te vertete a jetove!
Cdo dite nje sfide te re per te perballuar,
I lodhur, i stermunduar, sa shpejt u largove.
Ti kishe nje zgjidhje per gjithcka gjithmone,
Ti dije kur dhe cfare te thoje,
Ti dije kur te heshtje, te degjoje se c'thone,
Ti dije si te afroje dhe ke te largoje.
Vuajte shume gjate gjithe jetes,
Boshlleqe ne zemer pafund,
Gjithmone gjete force brenda vetes,
Gjithcka e arrite me djerse e me mund.
Te gjithe te donin e respektonin,
Kudo ishe gjurme ke lene,
Minutat prane teje sa bukur kalonin,
Te vazhdonim te t'kishim nuk qe e thene.
Nje deshire te madhe gjithmone kishe,
T'i mblidhje nipa, mbesa e femije,
Sa i dashur, sa i shtrenjte ishe,
Sa vende le bosh vetem zoti do ta dije.
Le bosh nje qoshe, askush s'e ze dot,
Le bosh shume zemra gjithashtu,
Le vetem dike, i le dhimbje e lot,
Sa mall per ty, pse ndodhi keshtu!?
Ike nga ne qe aq shume te donim,
E dime ike, por jo me deshire,
Ate qe te shkaterronte perbrenda dot s'e ndalonim,
C'te benim skishim, ta pranonim ishte veshtire.
E dime qe keto fjal ti i ke degjuar,
Te kemi mes nesh por s'te shohim me sy,
Plage si kjo qe femije e ke provuar,
Ke vuajtur dhe ti dikur si vuajme ne sot per ty.
Se dime sa larg je, gjithmone mendojme,
Se dime shpirti a te fle rehat,
Me kujtime prane teje cdo dite e kalojme,
Por eja dhe ne enderrat tona ndonje nat.
Na mungon pafund, te themi me lot,
Do donim te t'kishim prane, pse o zot,
Duam te themi dicka qe nuk ta thame dot,
Ndjehemi krenare qe jemi bijt e tu ne sot..../// TEKSTI DHURATA META ////
Ещё видео!