[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Përplasjet e dhunshme në stadiumin “Partizan” në Beograd, shteti serb i ka cilësuar incident të organizuar të shqiptarëve me qëllim destabilitetin e Serbisë dhe rajonit. Ky ka qenë qëndrimi zyrtar i Presidentit serb Tomislav Nikoliç përmes një komunikate, si dhe i kryeministrit serb Aleksandar Vucic. Madje Nikoliç shkon deri në deklarata fyese, kur thotë që Shqipërisë do t’i nevojiten dekada, deri shekuj që të bëhet shtet normal. “Qëllimi i dukshëm i atyre që organizuan dhe hodhën mjetin fluturues me flamurin e Shqipërisë së Madhe, është shkaktimi i trazirave në Serbi dhe përpjekje për paqëndrueshmëri në të gjithë rajonin. Ndeshjet sportive janë një vend ku jepen mesazhe politike provokative. Pas atentatit në vendosjen e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë , sigurisht që Shqipërisë do t’i duhen dekada, në mos shekuj që të bëhet shtet normal, pa urrejtje ndaj serbëve.” “Synimi i ekstremistëve shqiptarë ishte të tregonte se Serbia është një shtet jotolerant dhe kërkojnë të na turpërojnë. Ata donin të shkelnin krenarinë tonë, por ne e kemi ruajtur faqen dhe këtë e treguam përballë një bandë zyrtarësh shqiptarë që qëndronin në sallonin vip. tre orë përpara ndeshjes unë kam informuar zyrtarët e be-së se shqiptarët po përgatisin nje incident serioz.” Vuçiç ka hamendësuar edhe për vëllanë e kryeministrit Rama, duke lënë të kuptohej se sipas palës serbe, ai është personi që ka lëshuar mjetin fluturues me hartën e Shqipërisë Etnike. Ndërsa CNN shkruan duke cituar burime nga zyra e qeverisë serbe se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, është arrestuar, nën dyshimin se e telekomandonte ai mjetin fluturues me hartën e trevave shqiptare, dhe më pas është kthyer mbrapsht në Shqipëri. Megjithatë shkrimi i CNN i publikuar në faqe të parë ka më shumë nota sarkazme, kur thotë që ky skenar i propozuar nga zyrtarët serbë, paraqet një komplot që edhe një shkrimtar i librave triller do ta kishte të vështirë ta imagjinonte. Me herët ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i ka cilësuar si një incident të paramenduar dhe “një provokim politik”. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë në asnjë ndeshje të futbollit dhe është e përgatitur paraprakisht. Për mua është çështje kryesore se si do të reagoi Bashkimi Evropian dhe UEFA, pasi dikush nga Serbia ta shpaloste flamurin e ‘Serbisë së Madhe’ në Tiranë apo në Prishtinë, kjo do të ishte çështje e rendit të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në këtë incident po përmendet që këtë e ka bërë vëllai i kryeministri të Shqipërisë, i cili këtu do të duhej të ishte si i ftuar. E gjithë kjo ka dimensione politike në këtë ngjarje dhe ky është provokim politik. Ne vijim te fjalës se tij, Daçiç ka deklaruar se shteti i tij nuk mban asnjë përgjegjësi për ndërprerjen e kësaj ndeshje. Këto qëndrime te shefit te diplomacisë tingëllojnë paksa kontradiktore kur kujton se ka qenë vetë Dacic, që në vitin 2010, atëherë si Ministër i Brendshëm, i cili, duke komentuar incidentin me djegien e flamurit shqiptar, ka thënë: ndërhyrja e policisë italiane duhet të ishte më efektive. ata duhet të kishin ndaluar tifozët të hynin në stadium me mjete të jashtëligjshme. nënvizoj se, Beogradi nuk do ta kishte lejuar kurrë të ndodhte diçka e tillë. Personi të cilit i referohet ministri Daçic është Ivan Bogdanov, tifozi që i vuri zjarrin flamurit shqiptar dhe që është përjashtuar përjetë nga hyrja ne stadiume. Por ne stadiumin Partizan i Beogradit, ishte ky person, i njohur me pseudonimin “Ivani i tmerrshëm”, i cili udhëhiqte turmat e tifozëve që goditen futbollistet e kombëtares shqiptare.
Ещё видео!