DELVINE- Nëntë të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në aksin Delvinë-Sarandë. Automjeti tip “Volvo”, me targa AA 8710 O, brenda të cilit udhëtonin 4 persona në afërsi të quajtur si “SMT” është përplasur me automjetin tip “Kia”, me targa ZMH 1103, brenda të cilit udhëtonin pesë persona.
Si pasojë e përplasjes makina tip “Volvo” ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal aty pranë, ndërsa “A1 Report” ka mundur të sigurojë pamje të këtij aksidenti.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk u shënuan viktima, teksa nëntë të plagosurit janë nisur me urgjence drejt spitalit të Sarandës.
Ata ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ещё видео!