#rtvora #oranews
Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Cukun. Ai masakroi me thikë bashkëshorten e tij 12 vjet më të vogël të shtunën e 1 shkurtit në Durrës.
Me pranga i braktisur nga familjarët por dhe avokati, Lulzim Cuku, shfaqi pendesë të madhe për krimin e kryer.
Meqë avokati që kishte kontaktuar nuk kishte shkuar gjykata i caktoi një avokat kryesisht.
Më i madhi i tre fëmijëve të çiftit është vetëm 10 vjeç.
"Nga kati i dytë dëgjoheshin të qarat e fëmijëve dhe policia më pas ka parë trupin e gruas të vdekur dhe tre fëmijët e mbuluar me gjak. Burimet bëjnë me dije se vajza ka dëshmuar në prokurori se ‘babi e rrihte mamin. Atë ditë e kishte tërhequr nga banja dhe më pas ajo e kishte gjetur nënën të mbytur në gjak." informon gazetari i Ora News, Mark Brunga.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunën në banesën e familjes Çuku në Xhafzotaj të Durrësit. Pas krimit, 45 vjecari u largua nga vendngjarja ndërsa disa orë më pas u vetëdorëzua në policinë e Burrelit.
Familja Cuku ishte me origjinë nga Dibra por prej vitesh ishin vendosur në Durrës.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!