LAZARAT - Pak pas orës 10:30 të së martës policia ka mësyrë në Lazarat, duke synuar të hyjë më thëllë në fshat, me misionin kundër kultivimit të lëndës narkotike, por veçanërisht kapjen e grupit kriminal të trafikantëve të udhëhequr nga Gate Mahmutaj, të cilët prej dy ditësh i përgjigjen me rezistencë të armatosur këtij supeaksioni nga 800 forca speciale të policisë.
Situata në këtë aksion të ndërhyrjes së policisë me autoblinda në fshat sa vjen dhe tensionohet ndërsa trafikantët qëllojnë me breshëri ndaj policisë, nga një banesë tashmë e loklaizuar nga polciia dhe e rrethuar prej forcave blu.
Ata kanë nisur shkëmbim zjarri nga ana veriore e fshatit, aty ku ndodhen edhe personat që janë në kërkim, ndërsa Policia i është përgjigjur kësaj rezistence të armatosur me breshëri në ajër dhe jo drejtëpërdrejt
Banorët e fshatit rrëfejnë për televizonin A1 REPORT se në fshat dëgjohen breshëritë e armatimeve të rënda dhe se të gjtihë banorët janë "ngujuar" në banesat e tyre. Thuajse gjtihcka është mbyllur, shkolla e biznese, ndërsa në fshat nuk lëviz askush veç autoblindave të policisë së Shtetit. Shumë banorë nga fshati i Lazaratit kanë përcjellë përmes lidhjeve telefonike në A1 REPORT apelin e tyre për vendosjen e ligjit dhe kapjen e këtij grupi kriminal.
Kryekomunari Aliko me takohet me Tahirin në Gjirokastër
Ora 12: 40 Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka mbledhur në një takim në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës kreun e Komunës së Lazaratit Dashnor Aliko. Në takim me ministrin Tahiri edhe kreu i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Bime, prefektja Zamira Rami dhe kreu i policisë së Shetit Artan Didi.
Policia e Shtetit është e vendosur të çojë deri në fund ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit kundër kultizimit të lëndës narkotike, por ajo që tashmë është kthyer në një mision pa kthim është kapja e rrjetit të grupit kriminal të trafikantëve që ka rezistuar me armë nga nisja e këtij aksioni. Kryepolici Artan Didi, i cili udhëhoqi nga Lazarati operacionin antikanabis në ditën e dytë, tha këtë të martë nga Tirana se 26 anëtarët e grupit kriminal të udhëhequr nga Gate Mahmutaj kanë mbajtur "nën kthetra" fshatin e Lazaratit, një grup sipas drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i strukturuar dhe i dirigjuar. Megjithatë, Didi tha se operacioni i policisë në këtë zonë, edhe pse tanimë i pakthyeshëm, do të vijojë në varësi të situatës që të mos shënohen dëme në njerëz.
Ещё видео!