[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Në një koferencë të organizuar nga MSHMS, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mjekëve dhe infermierëve, përfaqësuesve të OBSH, organizmave të OKB në Shqipëri, partnerët ndërkombëtarë dhe grupet e interesit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se në thelb të filozofisë së strategjisë së këtij 10 vjeçari është mbulimi shëndetësor universal. “Shëndeti është një e drejtë, jo një privilegj për disa. Ky është thelbi i filozofisë sonë për ndërtimin e Strategjisë së Shëndetësisë 2021-2030, i cili është i mbështetur në parimet bazë të solidaritetit, universalitetit dhe uljes së pabarazive. Ky dokument strategjik reflekton programin tonë qeverisës “Shqipëria ‘20-‘30”, duke e vlerësuar shëndetin si pjesë të politikave ndërsektoriale. Në këto 20 muaj beteje me COVID-19 kemi nxjerrë shumë mësime përsa i pëket sistemit të emergjencave, të përgjigjies ndaj rrezikut të pandemisë, të gatishmërisë, të fleksibilitetit që duhet të kenë sistemet shëndetësore për përshtatjen ndaj fatkeqësive natyrore, për mundësinë e integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore, të cilat janë reflektuar në këtë strategji 10 vjeçare”, deklaroi Manastirliu. Duke vënë theksin tek Programi i Mbulimit Universal Shëndetësor, Manastirliu tha se objektivi që reflektohet në këtë strategji është që të arrihet në një financim publik mbi 70% e shpenzimeve për shëndetin. “Ndër komponentët më të rëndësishëm të strategjisë është investimi përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe mbulimi shëndetësor universal. Nga ky objektiv madhor lind edhe vetë qëllimi i politikës, që është rritja e financimit publik, ulja e shpenzimeve nga xhepi. Objektivi ynë është që të financojmë mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin nga financimi publik”, tha Manastirliu. Duke folur për investimet në shëndetësi, Ministrja e Shëndetësisë u ndal tek investimi në burime njerëzore. “E kemi treguar edhe në vitin e vështirë të pandemisë, edhe në këtë vit që jo vetëm i kemi mbështetur mjekët dhe infermierët tanë nëpërmjet rritjes së pagave 40%, por edhe këtë mandat, deri në 2025, do të rriten sërish me 40% pagat, duke filluar nga 2022 e kështu ne do të vijojmë të projektojmë edhe në këtë strategji, rritjen e pagave dhe incentivave financiare për mjekët dhe infermierët, sigurisht duke synuar mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)”, tha Manastirliu. Duke folur për fuqizimin e sistemit shëndetësor dhe integrimin e shërbimeve, Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi për fuqizimin e shërbimit spitalor afër vendbanimit do të vijojë me krijimin e 4 poleve spitalore në vend dhe gjithashtu do të nisë implementi i autonomisë spitalore. “Fuqizimi i shërbimit spitalor afër vendbanimit është një proces i pakthyeshëm. Do të mbetet në fakt një element thelbësor i kësaj strategjie. Synojmë të krijojmë 4 pole të ofrimit të shërbimit të specializuar, për t’iu përgjigjur padyshim edhe ndryshimeve demografike por edhe duke sjellë risi në administrimin spitalor. Këtu dua të përmend autonominë spitalore. Një model të ri të administrimit që ne duam të injektojmë në sistemin tonë spitalor. Modeli i autonomisë spitalore do të vijë si një instrument në ligjin e ri për shërbimin spitalor, një ligj i cili tashmë është finalizuar dhe konsultuar me grupet e interesit”, tha Manastirliu. Strategjia e Shëndetësisë 2021-2030 është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas, me asistencë ndërkombëtare. Prezantimi i draftit të strategjisë u diskutua me grupet e interesit, përfaqësues të stafeve mjekësore, shoqatat e pacientëve dhe partnerët ndërkombëtarë. Pesë objektivat kryesore të Strategjisë 2021-2030 janë: Investimi në shëndetin e njerëzve gjatë gjithë ciklit të jetës; mbulimi shëndetësor universal; fuqizimi i sistemit të integruar shëndetësor; fuqizimi i reagimit të sistemit ndaj emergjencave dhe shëndetësia digjitale.
Subscribe: [ Ссылка ]
Ещё видео!