Recetë nga Znj.Vjollca
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Receta me patate që i surprizon të gjithë
1 kg patate
Vaj për skuqje
1 qepë e vogël
Vaj ulliri
250 gr mish i grirë
Pak spec djegës
200 gr domate qershi
4 kokrra vezë
3 qepë të njoma të holla
Kripë dhe piper të zi
150 gr djathë emmental
2 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
Fillimisht qërojmë patatet i presim në kubikë meatarë dhe i skuqim në vaj vegjetal sat ë zverdhen.
Në një tigan tjetër me2-3 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim qepën në kubikë të vegjël, shtojmë mishin e grirë dhe i kaurdisim sëbashku, shtojmë kripë, piper të zi e më pas domatet e prera në ½ ose ¼ dhe spec pikant. I përziejmë dhe i lëmë 10 min të gatuhet.
Ndërkohë në një tas vendosim 4 vezë të plota, i përziejmë ato. Presim qepët në unaza të holla dhe i shtojmë te vezët bashkë me kripë dhe piper të zi dhe i përziejmë.
Presim djathin emmental në feta të vogla port ë holla.
Lyejmë një tavë me vaj ulliri dhe e pudrosim atë me bukë të thekur të grirë, shtojmë ½ e patateve dhe i spërkatim me ½ e vezëve të trazuara me qepët e njoma. Vendosim disa copa djathi, e mbi djathë shpërndajmë kimën. Vendosim përsëri djathë dhe mbulojmë djathin me patate.
E spërkatim përsëri me vezë dhe vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!