Ky është 37-vjeçari Shpati Lena, i cili bashkë me mikun e tij Hakim Xhezo, u vranë në një atentat mafioz në autostradën Vlorë-Fier, në mbikalimin e Panajasë.
Veç miqësisë dhe lidhjes familjare që të dy kanë me shtetasin Eduart Xhezo, i dënuar për një vrasje në Vlorë në vitin 2019 dhe i skeduar për aktivitet kriminal, të dy viktimat i bashkon një e shkuar që lidhet me çështje të drogës.
Hetuesit i thanë Tv Klan se besojnë që të dy personat kanë qenë në objektivin e autorëve, të cilët duket se nuk kanë lënë asnjë gjurmë pas.
Për efekt të sigurimit të ndonjë indicie konkrete disa persona në qytetin bregdetar po kalojnë në sitën e Policisë dhe po mbahen në mbikëqyrje. Ndërkohë kamerat e sigurisë në hyrje të autostradës nuk kanë kapur pamje të qartë që mund të çojë në identifikim të autorëve.
Shpati Lena, i njohur edhe me emrin Geno, si dhe Hakim Xhezo u qëlluan me breshëri plumbash pak metra para se të shkonin në mbikalimin e Panajasë nga një makinë në ecje e cila i kishte ndjekur ata për disa kilometra.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!