Për shkak se numri i emigrantëve që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, britanikët do të forcojnë ndjeshëm kontrollet kufitare. Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht që nga fillimi i vitit Kanalin e La Manshit që ndan Britaninë e Madhe nga Franca. Vitin e kaluar ky numër ishte rreth 28,500. Ministrat e Brendshëm të Britanisë së Madhe dhe të Francës nënshkruan një marrëveshje për shtimin e patrullave policore në plazhet e Francës veriore për të penguar njerëzit që të kalojnë Kanalin e La Manshit me gomone apo varka të vogla. Këto kalime ilegale kanë shkaktuar vazhdimisht pakënaqësi mes Londrës dhe Parisit.
Britania e Madhe do të dislokojë në anën franceze deri në 100 forca shtesë sigurie, helikopterë, dronë dhe qen kufitarë dhe do të paguajë për këtë rreth 72 milionë euro në periudhën 2022/2023. Për herë të parë në të dy anët e Kanalit të La Manshit do të stacionohen vëzhgues për të marrë në pyetje migrantët dhe për të luftuar më mirë grupet e kontrabandës dhe të trafikantëve. Sipas marrëveshjes Britania e Madhe do të financojë gjithashtu kapanone shtesë për strehimin e emigrantëve në Francën jugore në mënyrë që refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut t'u ofrohen "alternativa të sigurta" që ata të mos vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt veriut të Francës. Marrëveshja u nënshkrua në Paris nga ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, dhe kolegia e tij britanike, Suella Braverman. Të dy janë në vendet e tyre nën presion se nuk bëjnë sa duhet për të ndaluar emigrantët që kalojnë nga Franca në Angli.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Marrëveshja#LaMansh
Ещё видео!