Dy anëtarë të grupit të hakerëve Lapsuss aktualisht janë duke u gjykuar në një gjykatë në Londër për përfshirjen e tyre në krime kibernetike të profilit të lartë.
Agjencia e lajmeve Reuters thotë se 18-vjeçari shqiptar Arion Kurtaj, po akuzohet se ka hakeruar disa kompani të njohura si Uber dhe firmën ‘fantek Revolut’, ndërsa ka shantazhuar edhe zhvilluesit e ‘Grand Theft Auto’.
Shqiptari aktualisht po gjykohet për 12 vepra penale, e ndaj të cilit janë ngritur tre akuza për shantazh, dy për mashtrim dhe gjashtë akuza sipas ligjit të keqpërdorimit kompjuterik.
Prokurorët pretendojnë se Kurtaj i shkaktoi gati 3 milionë dollarë dëm Uber-it dhe kishte akses në informacionin personal të rreth 5,000 klientëve të Revolut.
Krahas një bashkëpunëtori 17-vjeçar, Kurtaj dyshohet se shënjestroi prodhuesin e çipave Nvidia dhe hakoi hapësirën e ruajtjes së cloud të policisë së qytetit të Londrës.
Për të gjitha këto nga mjekët psikiatër Kurtaj është vlerësuar si i paaftë për t’u gjykuar, ndërsa 17-vjeçari mohon akuzat.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Haker#TopChannel
Ещё видео!